Me këtë teknikë ju mund të ndryshoni ato çka nuk iu pëlqejnë në një imazh, apo nëse jeni i zoti me të, mund ta tjetërsoni fotografinë krejtësisht. Në ditët e sotme, fotoshopi përdoret zakonisht për të rregulluar format e trupit apo për të ndryshuar pamjen në përgjithësi.
Por a keni ditur se kush ka qenë personi i parë që ka përdorur fotoshopin, dhe cila është fotografia e parë në histori që është modifikuar me këtë procedurë?
Thomas Knoll është krijuesi i ‘photoshop-it’ dhe fotografia e parë e bërë fotoshop quhet ‘Jennifer in Paradise’ apo ‘Xheniferi në Parajsë’. Kjo fotografi nuk është se ka përdorë fotoshop për të bërë ndryshime të mëdha në të. Ajo që ka ndryshuar është vetëm ngjyra e peizazhit të cilat janë theksuar më shumë. /ma.me