Karel Jarolim është larguar nga posti i trajnerit të ekipit të Republikës çeke në futboll, pasi lojtarët e këtij shteti janë përballur me humbje kundër ekipit të Rusisë me rezultat 5-1.
“Karel Jarolim ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të ekipit kombëtar çek me marrëveshje të përbashkët. Faleminderit trajner”, ka njoftuar Asociacioni i Futbollit të Çekisë, përmes një postimi në Twitter.
Humbja e këtij ekipi në një ndeshje miqësore më 10 shtator në qytetin rus, Rostov-on-Don ka shënuar humbjen më të rëndë për Republikën Çeke, prej kur është ndarë Çekosllovakia më 1993.“Ndihem shumë keq, besoj se meritoj një ekzekutim publik, është faji im”, ka thënë Jarolim, duke thënë se ekipi me siguri do të ketë nevojë për “stimulim”.
Humbja në Rostov ka pasur një tjetër humbje kundër Ukrainës javën e kaluar me rezultat 2-1.
Jarolim, 62 vjeçar ka qenë trajner i këtij ekipi nga viti 2016, derisa nuk ka arritur ta kualifikojë Republikën Çeke në Kampionatin për Kupën e Botës që është mbajtur këtë vit në Rusi.
Asociacioni i futbollit ka thënë se do ta zhvillojë takime me kandidatët potencialë për ta zëvendësuar ish-trajnerin, përgatiti Koha. (b.an)