Deputetja e Partise Demokratike, Oriola Pampuri e ka nisur javen nen shembullin e udheheqesit shpirteror te Partise dhe kryetarit te saj, Sali Berisha.
Duke mos i lene asgje mangut aktivitetit te Berishes, i cili poston fotografi hashashi nga Afganistani dhe thote qe jane realizuar ne jug te Shqiperise, apo fotografi emigrantesh ne Pulia dhe thote se jane punonjes te Gardes, edhe Pampuri ka menduar qe te godase shendetesine, me nje fotografi te marre prej internetit.
Keshtu, Pampuri ka marre nje qese gjaku, nga ato qe me siguri perdoren ne vende te varfera te botes se trete, e ka postuar ne dritaren e saj te Fejsbukut, dhe e ka shoqeruar me nje koment politik.Por pa kaluar shume minuta, me sa duket dikush i ka terhequr vemendjen dhe ka kuptuar se udheheqesi i saj shpirteror nuk eshte shembulli me i mire per t’u marre, sidomos kur flitet per denoncime dixhitale. Dhe Pampuri e ka fshire menjehere postimin me qesen e gjakut. (Linku i fshirë https://www.facebook.com/1459109537485880/posts/1973149019415260/ )
Pavaresisht reflektimit, nje veprim i tille nuk mund te mos ia godase edhe me tej besueshmerine deputetes demokrate, duke iu shtuar keshtu pergenjshtrimeve te njepasnjeshme qe deklaratat e saj politike, kane marre, ne disa raste edhe prej vete mjekeve dhe profesionisteve te spitaleve ne Shqiperi./Lexo.al
a.ç