Një 7-vjeçar nga Britania po ‘lufton’ me vdekjen pasi u helmua nga ushqimi, gjatë pushimeve në një resort me 5 yje në Egjipt.
Sipas Daily Mail, Luay Mohammed ka kaluar më shumë se tre javë nën kujdesin intensiv pasi u infektua nga virusi i salmonelës në Hurghada të Egjiptit.
Duke folur nga Spitali i Fëmijëve në Birmingham, nëna e tij Fathia Obayd tha: “Ishte e tmerrshme. Mendova se po e humbnim”.
“Isha kaq e frikësuar. E gjitha kjo filloi nga helmimi prej ushqimit”, shtoi ajo.
Sipas njoftimeve, Muhammedi u sëmur gjatë pushimeve, por gjendja e tij u përkeqësua kur u kthye në shtëpi.
Të enjten, Luay pësoi një seri krizash ndërsa në spital dhe gjendja e tij thuhet të jetë kritike, por e qëndrueshme.
/b.d