Prestigjiozja britanike “Daily Mail” ka listuar Shqipërinë si një nga destinacionet që nuk duhen humbur, duke iu sugjeruar lexuesve të saj të vizitojnë Tiranën.
E përditshmja britanike e ka rënditur Tiranën mes 10 qyteteve të tjera europiane ku arrihet me fluturim direkt nga aeroportet angleze.
Daily mail e quan Tiranën një destinacion të pazakonte për njëpushim fundjave, që u përshtatet atyre me dell aventuresk, shkruan javanews
Do të befasoheni sa para mund të kurseni duke udhëtuar në këto destinacione, shkruan daily mail.
Në shkrimin me titull, 10 udhëtimet më të lira që nuk do të kishit menduar kurrë, nga kryeqyteti i Shqipërisë në një qytet të vogël simpatik në Francë, gazeta përmend fluturimet loë-cost nga Londra në Tiranë si një arsye për lexuesit e saj për të ndërmarrë këto udhëtime, shkruan javanews
“Mbase një destinacion i pazakontë për një pushim fundjave, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me dell aventuresk. Krahas vizitimit të muzeut historik dhe shëtitjes përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste, rekomandohet edhe një udhëtim në Bunk’art. Ky është një muze arti bashkëkohor dhe historie moderne i ndodhur brenda një ish bunkeri. Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e operas. Ju mund të fluturoni nga Lutoni për rreth 100 paund”, shkruan Daily Mail, citon javanews
Ja kush janë 10 destinacionet që rëndit daily mail
Dole në Francë
Kosice në Sllovaki
Aarhus në Danimarkë
Varshava në Poloni
Rovaniemi në Finlandë
Lviv në Ukrainë
Tiranë, Shqipëri
Bari në Itali
Bourgas në Bullgari
Izmiri në Turqi
Përktheu Javanews/a.ç