Një vajzë e re ka kryer marrëdhënie seksuale me 100 meshkuj deri në moshën 16-vjecare, tha një anëtar jurie në një gjyq për abuzimin seksual të fëmijëve.
Vajza, e cila nuk mund të emërohet për arsye ligjore, thotë se abuzimi që ajo vuajti midis 1998 dhe 2001 filloi kur ajo ishte vetëm 13 vjeç.
Ajo dha një intervistë për të dëshmuar në gjyqin e tetë burrave aziatike të akuzuar për abuzimin e pesë vajzave gjatë viteve 1998-2003.
Ata i jepnin numrin e saj burrave, të cilët e kërkonin dhe e takonin vetëm për të fjetur me të.
“Sinqerisht, mund të them se deri në moshën 16 vjecare kam fjetuar me 100 meshkuj aziatikë, disa prej të cilëve nuk i kam parë më kurrë. Ata që vijnë e të përdorin vetëm një herë janë të vështirë për tu mbajtur mend. Sapo fillon ti njohësh, numri yt kalon tek diskush tjetër. Në atë kohë nuk e dija se cfarë po kaloja se isha vetëm 13 vjece, por tani e di”, tha ajo.
Meshkujt që u dënuan janë Tanweer Ali dhe Mohammed Imran Ali Akhtar, të dy 37 vjec. Në periudhën që kanë abuzuar me vajzat kanë qenë 17-20 vjec.