-Një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave, dhe për pasojë është plagosur një 49-vjeçar. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 03:00 në fshatin Sohodoll të Dibrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet B.B., 40 vjeç.
Mësohet se i plagosuri dhe agresori nisën të konfliktoheshin në një lokal. Sapo u njoftuan për ngjarjen, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në lokalin e shtetasit B.C, në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C, 49 vjeç, dhe B.B, 40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë) pronari.
Ky i fundit po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta (grindje e çastit) ndërmjet dy shtetasve.
Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të Strukturave të DVP Dibër, është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit. Vijon puna për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes së sipërpërmendur.
/b.d