Asambleja e Partisë Socialiste zgjodhi si nënkryetar të saj Bashkim Finon, ndërsa kooptoi në kryesinë e kësaj force politike deputetët Ulsi Manja dhe Ermonela Felajn.
Disa prej emrave që përbëjnë sekretariatin e ri të Partisë Socialiste ishin edhe më parë pjesë e kësaj strukture, ndonëse me detyra të tjera apo të ngjashme.
Me ndryshimet e fundit, dy anëtarë të Sekretariatit të vjetër largohen nga ky forum i PS-së: bëhet fjalë për Musa Ulqinin, që mbante funksionin e Sekretarit për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin.
Detyrat e tij janë ndarë mes Senida Mesit dhe Elisa Spiropalit.
Gjithashtu, largohet edhe Sekretari për Emigracionin, Stefan Çipa, detyrat e të cilit merren nga Sekretari i ri për Diasporën, Laert Dura.
Riformatimi i sekretariatit të PSSH pas mbledhjes së sotme të Asamblesë:
1.Sekretar për Organizimin – Arben Pëllumbi
* Nën/Sekretar – Shpati Kolgega
2. Sekretar për Koordinimin Elektoral – Blerina Gjylameti
* Nën/ Sekretar – Elion Semanaj
* Nën/ Sekretar – Ermira Rusi
3. Sekretare për Burimet Njerëzore – Senida Mesi
* Nën/sekretare – Romina Kuko
4. Sekretar Digjital – Ilir Beqja
5. Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat – Alfred Peza.
6. Sekretar për Çështjet Zgjedhore – Bledi Çuçi
*Nën/Sekretar –Julian Hodaj
*Nën/Sekretar-Eridian Salianji
7. Sekretar për Emigracionin – Laert Duraj
*Nën/Sekretare- Artemisa Daralo
8. Sekretare për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat – Elisa Spiropali
*Nën/Sekretar – Petro Koçi
9. Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare – Teuta Vodo
10. Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare – Bashkim Fino
11. Kooptime në Kryesinë e Partisë Socialiste:
– Ulsi Manja
– Ermonela Valikaj (Felaj)