Juventus e ka nisur shumë mirë kampionatin, me tri fitore në po kaq ndeshje. Skuadra duket se është në rrugën e duhur për të fituar titullin e tetë radhazi në Serinë A dhe për të qenë protagoniste në Champions League.
Megjithatë, dikush nuk është i kënaqur me punën që po bën trajneri Allegri me Paulo Dybala. Ky dikush është ish-trajneri i bardhezinjve Gigi Maifredi, i cili ka bërë disa deklarata për “RMC Sport”.
“Allegri po e vret Dybala-n në këtë moment, duke e lënë në stol. Po i heq sigurinë argjentinasit, i cili nuk do të japë maksimumin kur të zbresë në fushën e lojës”, ka thënë Maifredi.
/b.d