Tragjedia më e madhe që mund ti ndodhë Kosovës është vijimi i mëtejmë pa konsenzus e qëllim minimal të përbashkët politik në procesin jotransparent dialogues e pa kushte me shtetin serb. Shqiptarët në Kosovë, por edhe më gjerë, urgjentisht të gjejnë një shteg komunikimi mes vete, t’i lënë anash betejat e zakonshme partiake e politike, për të formësuar një konsenzus minimal të interesave të shtetit e kombit!
Nga Xhevdet Mula, Alban Ademi
Propozimet
Ka disa javë që në Kosovë dhe më gjerë po diskutohet për ca propozim-marrveshje jozyrtare dhe për momentin jotransparente në relacionin Kosovë-Serbi. Sipas deklarimeve, kryesisht krashi mediave të disa prijësve të instuticioneve, këtu bëhet fjalë për kinse një marrëvëshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe shtetit serb. Një marrëveshje me shumë paqartësi, e cila sipas pretendimeve të promoterëve të asaj, duhet ta zgjidhte përfundimisht konfliktin dyshekullorë shqiptaro-serb! Por si erdhi deri tek kjo kthesë.
Kthesa e madhe
Këtyre bisedimeve iu dha hov të madh deklarata e administrates amerikane se ajo është e hapur ndaj një zgjidhje «kreative», edhe nëse një marrëvëshje e tillë do përfundonte me lëvizje kufijsh apo shkëmbimin e territoreve, pra indirekt edhe me lëvizje të popullatave respektive. Ky qëndrim i ri paraqet pa dyshim një ndyshim rrënjësor të politikës amerikane krashi Ballkanit, e në veçanti ndaj inferioritetit të faktorit shqiptar që nga viti 1999 e deri së fundmi. Nëse merren për bazë pohimet e afërta me Parisin zyrtar, një qëndrim të ngjashëm e mban edhe Franca, përderisa Gjermania me Mbretërin e Bashkuar janë skeptike dhe së paku deklarativisht janë shprehur kundër ndryshimeve të potencuara. Këto dy shtetet të fundit deklarohen kundër – jo se i pengon shumë lëvizja e kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë – por një gjë e tillë qëndron në kundërshtim të interesave të tyre shtetrore dhe kundër propagimit e justifikimit të brendshëm politik të intervenimit ushtarak që nga viti 1999 e mëtej në Kosovë, ku argumentohej se angazhimi ushtarak i tyre ishte për humanizëm dhe shtet qytetar, e jo për krijimin e shteteve monoetnike. Përveç kësaj Berlini dhe Parisi i druhen një reagimi zinxhiror në Bosnjë dhe Maqedoni, e cila do të shpiente deri tek një vale e re refugjatesh nga Ballkani drejt BE-së!
Ky ndryshim i çasjes amerikane, sidomos pas takimit Trump-Putin të Helsinkit, me sa duket e ka zënë të papërgatitur skenën politike shqiptare në Kosovë dhe më gjërë, e cila jeton ende nën endrren e miqësisë së përjetshme dhe ka harruar se politika njeh interesa e jo dashuri mes shtetsh e kombesh! Një përjashtim këtu, së paku me kolorit propozimesh, e përbënë presidenti i shtetit të Kosovës dhe varësit e tij, të cilët mbase në versionin më të butë, të shtyrë nga befasia e krijuar prej ndryshimit të busullës gjeopolotike, gati çdo ditë paraqesin ide të reja për marrëveshje me shtetin serb, të cilat deri më tani ishin tabu dhe në shumë pika janë në kundërshtim me ligjet në fuqi në Kosovë, kjo së paku nga vështrimi nga jashtë. Ata me një çasje të tillë e pa bazë të gjerë politike e dobësojnë subjektivitetin e Kosovës karshi çdo faktori tjetër.
«Supergau» në katundin politik
Gjendja dhe ndërveprimi i forcave politike në Kosovë në përgjithësi dhe në kontekstin e situates së krijuar nga hapjen e temës së vijës kufitare Kosovë-Serbi mund të konstatohet si e fragmetuar, e çoroditur në kohë dhe hapësirë politike, me përjashtim të LVV e LB-së, të cilat edhe pse me reagim të vonuar, kanë një kontinuitet në qëndrimet e tyre, të tjerët janë gati në funksion spektatori. Në anën tjetër kemi qeveri pa qëndrim të qartë, por me qëndrime kundërthënëse në mes subjekteve të koalicionit qeveritar. Institucionet janë jashtë loje dhe jofunksionale, nuk janë fare në nivel të detyrës ligjore.
Përderisa presidenca është e zënë me agjendë jotransparente e krye ne veti, kryeministri nuk ka «nge» që të merret me procesin e kontestueshëm dialogues në Bruksel, edhe pse atje në pazar janë kufijtë dhe me të edhe vet shteti. Kryetari i Kuvendit është i dezorientuar e pa vizion, sikurse Kuvendi totalisht jashtë detyre e funksioni, tërësisht i përçarë e fragmentarizuar. Përderisa opozita nuk i prirë ngjarjeve.
Sa për të ilustruar nga skena politike shqiptare dëgjohen zëra nga më të ndryshmet duke u nisur nga kërkesa për rrëzimin e presidentit nga Kuvendi e për miratim të një rezolutë nga Kuvendi kundër ndryshimit të kufijve, pro protestave në sheshe, pro kufizimit të mandatit të presidentit, për krijim të ekipeve të unitetit për dialog, të shoqëruara nga një varg etiketimesh karshi palëve politike varësisht krahut që mbajnë ato, duke nënvizuar qëndrimin gjerman si argument dhe jo atë burimor, të vetë qytetarëve dhe interesave shtetrore e kombtarë të shqiptarëve!
Por mungon edhe interaksioni me shtetin amë! E gjithë kjo paraqet një «supergau» për Kosovën, ku përparësia politike dhe e drejta e saj, sidomos ajo pas vendimit të GJND-së mbi shpalljen legjitime të pavarësisë, nëpërkëmbët nga organet e shtetit (presidenca), duke hyrë së pari në dialog me shtetin armik pa plan të mirëfilltë dhe duke bërë ujdi pa pyetur sovranin e mbi të gjitha duke zhvlerësuar më teje subjektivitetin shtetëror të Kosovës përmes një dialogu të tillë, pra të subjektivitetit edhe ashtu të kontestuar e cenuar nga brenda e jashtë. Nëse kjo merret për bazë, atëherë nuk është për çudi se edhe stagnimi, apo status quoja e tanishme na duket si opsion «i mirë»!
Pozita faktike politike e Kosovës
Subjektivitetin shtetëror të Kosovës e kanë njohur më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së. Por, këtu ka ngel ende punë për të bërë. Kosova ka arrit të antarësohet në disa organizata ndërkombetare. Kosova para disa muajve e festoi 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërkohë ka arritur të ndërtojë disa institucione shtetërore edhe pse shume prej tyre janë jofunksionale. Kosova nuk kontrollon një pjesë të territorit të saj verior. Dhe bashkësia ndërkombëtare (përfshirë edhe Gjermania) nuk janë të gatshëme të intervenojnë me forcat e veta dhe as nuk do e lejojnë që forcat e Kosovës të ndërhyjne atje për ta kthyer kontrollin e veriut, përfshirë Ujmanin e uzinat e Trepçes në veri.
Mbi të gjitha Kosova nuk ka ushtri, e si e tillë pa forcë, ajo është e dobët. Dhe kjo e pamundëson çdo pozicionim të sajin, në kuadër të çfardo lloji të negiociatave, ngase faktori i forcës si mjet politik është inekzistent. Derisa ne 1998/1999 kishim një forcë ushtarake, tani nuk e kemi as atë. Dhe formimi i forcës ushtarake, sipas NATO-s, mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, pra nuk bëhet pa pëlqimin e pakicës serbe, pra nuk bënë pa aminin e Beogradit!
Paralelisht me këtë gjendja ekonomike e shoqerore është alarmante. Liberalizimi i pritshëm i vizave për në BE mund të jetë një hapje portash për një fluks të rradhës të rinisë drejt perendimit.
Kur flasim për BE, nuk duhet të harrohet se 5 shtete të saja nuk e njohin Kosovën si shtet dhe as që kanë ndërmend që ta bëjnë ketë. Antarësimi i Kosovës në OKB nuk garantohet as pas një marrëveshje të mundshme me Beogradin, ngase ajo nuk varet nga Serbia, por nga qëndrimet e shtetit rus dhe kinez, të cilët nuk janë të obliguar që ta ndryshojnë këtë.
Çka më tutje? Si të dilet nga qorrsokaku?
Kemi drojë që procesi dialogues në Bruksel nuk do të ndalet lehtë, sidomos tani, me përfshirjen e akterëve të politikës globale në këtë proces. Edhe nëse ky proces do ndalej si reagim i fortë qytetar e politik, spektri politik edhe në këtë situatë tjetër do të duhet së paku t’i definoj qëllimet strategjike, si minimum i interaksionit politik përballë çdo pale, kërkese e sfide nga brenda ose nga jashtë. E kjo kërkon që si nga pozita ashtu edhe nga opozita, përpilimin e kërkesave maksimale (list of demands) paralelisht me ato të kompromisit (walk away position) që faktikisht përbënë edhe pozitën e tanishme të Kosovës!
Tragjedia më e madhe që mund ti ndodhë Kosovës është vijimi i mëtejmë pa konsenzus e qëllim minimal të përbashkët politik në procesin jotransparent dialogues e pa kushte me shtetin serb. Sidomos tani me inkuadrim në proces edhe të bartësve të agjendave të ndryshuara gjeopolitike. Në këtë rast edhe koncepti edhe drejtimi udhëhiqet nga një palë tjetër, e në rastin më të keq iniciativën e ka pala kundërshtare! Ai që është i mirë i përgatitur dhe ka konceptin/idene e qartë, ai edhe e udhëheq atë (who is in dhe drivers seat). Që kjo të mos ndodhë duhet që shqiptarët në Kosovë, por edhe më gjerë, urgjentisht të gjejnë një shteg komunikimi mes vete, t’i lënë anash betejat e zakonshme partiake e politike, për të formësuar një konsenzus minimal të interesave të shtetit e kombit! Pavarësisht nëse ky konsenzus do të kishte si rezultat ndaljen e negociatave, vendosjen e vijave të kuqe ose mbase edhe vazhdimi i bisedimeve, pa paragjykim, atëherë edhe komunikimi i vendimit tonë ndaj aleatëve si dhe përballja ndaj sfidave që mund të rezultonin si rrjedhë e ndryshimit gjeopolitik, do të ishte i përbashket dhe me i lehtë i përballueshëm.
Xhevdet Mula është avokat në München. Alban Ademi është specialist i komunikimit në Hannover.