Një shtëna me armë zjarri në drejtim të dy personave nga një 25-vjeçar janë shënuar një ditë më parë në Lushnje, për shkak të një konflikti për motive pronësie. I riu është shpallur në kërkim policor.
“S.D. 25 vjeç, banues në Lushnje, pasi pas një konflikti pronësie ka kanosur me armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve D.M. 60 vjeç dhe H.M. 48 vjeç por pa shkaktuar të lënduar”, njoftoi policia.
Materialet lidhur me rastin u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.D., shtuan të njëjtat burime.
Policia ka nisur një procedim penal për veprat vrasje me dashje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe ndërtim i paligjshëm, përgatiti Panorama.