Një person ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale.
Ngjarja ka ndodhur sot në Fushë Mëzez, dhe viktimë ka mbetur një 42 vjeçar.
Shtetasi A. Z., rreth 42 vjeç, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
/b.d