Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, ambasada amerikane në Tiranë publikoi sot një foto të rrallë nga vizita e saj në Shtëpinë e Bardhë.
Fotoja mban datën 13 qershor 1986, kur Nënë Tereza u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i SHBA-së, Ronald Regan.
“13 qershor, 1986. Presidenti Ronald Regan qesh së bashku me Nënë Terezën dhe Motrën Frederika, ndërsa të tre takohen në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan ambasada.
Nënë Tereza u dekorua me “Medaljen e Lirisë” nga Presidenti Regan dhe mori titullin “Qytetare Nderi Amerikane” nga Presidenti Klinton në 1996.
/b.d