Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Kryeministri Haradinaj, me vetëm një pikë të rendit të ditës e që është Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Haradinaj ka cituar edhe njëherë pjesëmarrësit në ekipin negociator, duke filluar me kryesuesin, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj zëvendës-kryesues, dhe anëtarët Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar.
KUjtojmë që opozita kosovare e ka bojkotuar seancën e sotme.
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka paralajmëruar për protesta pas idesë së presidentit Thaçi për “korrigjimin e kufijve”.
Grupi i propozuar nga Haradinaj për ekipin negociator:
Fatmir Limaj kryesues
Enver Hoxha zëvendës/kryesues
Begjet Pacolli anëtar
Dardan Gashi anëtar
Mahir Jagxhilar anëtar
Avni Arifi anëtar
Ndërsa mbeten për t’u plotësuar emrat nga radhët e LDK, Vetevendosje, PSD, Alternativa dhe shoqëria civile.
/a.m.