Seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar ka filluar, ndërsa është vënë re mungesa e opozitës, e cila ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku do zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme si mesazh kundër krimit.
Në nisje të seancës, kryeparlamentari Gramoz Ruçi u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të ndajnë “betejën” e brendshme politike, nga “beteja” e përbashkët e vendit në rrugën drejt integrimit europiane.
“Ftoj të gjitha grupet politike që të ndajnë luftën për betejën e pushtetit të radhës, nga beteja jonë e përbashkët për integrimin në Europë. Ky proces do të jetë objektiv i Kuvendit, dhe mbetet i pandryshuar. Të gjithë së bashku duhet të mësojmë nga përvoja e parlamentit kroat, i cili ka mundësuar të gjithë kuadrin e përafrimit me ligjet e BE me konsensusin e të gjitha palëve”, u shpreh Gramoz Ruçi.