Opozita ka vendosur të bojkotojë seancën e parë të Kuvendit për këtë sesion të ri, i parashikuar të zhvillohet sot në orën 17:00.
Opozita parlamentare nuk do marrë pjesë sot në Kuvend, pasi ka vendosur të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00 si mesazh kundër krimit.
Vendimi i PD është marrë pas takimit që u zhvillua me aleatët, ku është rënë dakord që të mbahet një takim i jashtëzakonshëm.
Vendimi është marrë në sintoni të plotë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“Mbledhja në Shkodër është si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramen. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti absolut i opozitës ne sesionin e ri parlamentar”- thuhet nga PD.
Opozita do të udhëtojë drejt Shkodrës ku në 3 muajt e fundit janë shënuar 6 vrasje mafioze
Mbledhja në Shkodër do të mbahet në orën 17:00, në të njëjtin orar kur në kryeqytet do të mblidhet Parlamenti. Partia Demokratike ka ngritur me shqetësim situatën kriminale në vend, sidomos pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër, i cili u ekzekutua mesditën e së shtunës nga persona të panjohur.
Demokratët akuzojnë qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se po mbështet krimin.
a.ç