Gjatë orëve të natës së djeshme katedralja në qendër të qytetit të Korçës është vjedhur.
Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e Katedrales dhe kanë dëmtuar ambjentet e brendshme.
Pasi kanë marrë paratë e arkës, hajdutët janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.
At Ilir Kotnani, përfaqësues i Katedrales, tha se hajdutët kishin qëndruar gjatë natës në katedrale, duke hyrë aty gjatë meshës së një dite më parë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./BWEB/