Një shtetas nga Kosova raportohet të ketë humbur kontaktet.
Mësohet se Skënder Rama ka dalë nga hoteli ku po qëndronte dje rreth orës 19:00 dhe më pas nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Policia u bën apel qytetarëve të japin informacione mbi vendodhjen e 55-vjeçarit.
Shtetasi nga Kosova ka veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza, ndërsa është rreth 1.75 metra i gjatë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku Rama po pushonte.
/b.d