CERRIK-Grabitet Administratori i një Pike te kembimit valutor. Grabitja nga një person me armë në qytetin e Cerrikut mëngjesin e sotëm.
Administratorit të pikës së këmbimit valutor i janë grabitur paratë në makinën e tij.
Ai kishte dalē nga banesa e tij në Cerrik dhe kishte vendosur paratë në pjesën e përparme të makinës së punës. Në momentin që ka dalë nga makina një person i armatosur i ka rrëmbyer paratë.
Administratori i pikës së këmbimit valutor A.Ngjela i ka deklaruar se kishte 1.4 mln lekë ne makine dhe po shkonte ne biznesin e tij ne Elbasan.
a.ç