Sipas një studimi të ri, vaji i ullirit është shumë i mirë se Viagra për të ndihmuar në performancën e meshkujve në dhomën e gjumit.
Ekspertët zbuluan se vetëm 9 lugë gjelle vaj ulliri çdo javë do të shkurtojë mundësinë e impotencës së mashkullit deri në 40%. Ai gjithashtu rrit nivelin e testosteronit, i cili është hormoni kryesor mashkullor.
Studiuesit e Universitetit të Athinës theksojnë se Viagra mund të punojë për një afat të shkurtër kohor, ndërsa vaji i ullirit do të zvogëlojë mosfunksionimin e ereksionit për një afat të gjatë.
Kreu i studimit, Christina Chrysohoou u shpreh:“Burrat që konsumojnë shumë vaj ulliri e shohin që rreziku i impotencës është zvogëluar deri në 40%, në moshë më të madhe”.
Ajo gjithashtu sugjeroi konsumimin e arrave, frutave, perimeve dhe fasuleve.
/b.d