Gjykata ka lënë burg “shoferin vrasës” që përplasi për vdekje dy kushërinjtë në fshatin Arapaj të Fierit, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Amarildo Çalameni 21 vjeç po lëvizte me shpejtësi të lartë me makinën e tij “Volkswagen” në rrugën e fshatit mbrëmjen e 26 Gushtit rreth orës 20:00.
I riu humbi kontrollin e makinës dhe përplasi dy kushërinjtë që ecnin në trotuar, Amarildo Dogani 24 vjeç dhe Festim Dogani 29 vjeç.
Autori u shfaq kokulur në gjykatë
Amarildo Çalamani, banues gjithashtu në fshatin Arapaj, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua disa minuta më vonë dhe u shoqërua në rajonin e policisë së Fierit./a.ç