Trupi i një gruaje sovjetike, e cila vdiq me gjashtë alpinistë të tjerë në kulmin më të lartë të Evropës 31 vite më parë, është gjetur së fundmi në trajtën e një “mumjeje” prej akulli.
Trupi i Elena Basykina-s u gjend nga një grup turistësh në malin Elbrus të Rusisë jugore (5641 m).
Të afërmit e saj deklaruan se deri më sot frikësoheshin se ajo ishte rrëmbyer ose mbajtur peng në rajonin e rrezikshëm të Kaukazit.
Ndërsa kushëriri i saj tha se nëna e Elena-s kishte vdekur, pasi shëndeti i saj u përkeqësua kur ajo u zhduk.
Tani që trupi i saj është zbritur nga mali Elbrus, të afërmit u shprehën se do t’i organizonin një ceremoni të denjë mortore.
/b.d