Një vajzë e re nga VLora prej muajsh kalonte momente ankthi. Ajo përndiqej nga një 23-vjeçar i cili i kërkonbte me zor lidhje intime.
Pas denoncimit të bërë nga e reja, policia arrestoi shtetasin me inicialet M.A., 23 vjeç, banues në Gjormë, Vlorë.
“Ndalimi i tij u bë në bazë të kallëzimit të datës 26.08.2018, i bërë nga shtetasia A.C, 22 vjeçe, me banim në Vlorë, ku dyshohet se ky shtetas e ka ngacmuar atë seksualisht prej disa muajsh”, raporton policia.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Ngacmimi seksual”./a.m.