Mund të duket budallallëk, por ka disa baza shkencore. Forma e buzëve mund të tregojë shumë për ju dhe personalitetin tuaj. Kjo sepse buzët janë pjesë e modelit fizik që derivon nga trashëgimia juaj gjenetike, çka mund të ndihmojë të shpjegojë dhe zbulojë shumë rreth jush. Ballafaqoni buzët tuaja me ato në foto dhe pastaj lexoni karakteristikat e secilës prej tyre.
Buzë të bukura
Personat me buzë të holla janë introversë dhe pak të rezervuar, edhe pse në intimitetin e tyre kanë ekspresivitet të mirë. Nuk janë materialistë. Nuk duan të jenë me dikë për shkak të parave.
Buza e sipërme e hollë dhe e poshtmja e trashë
Këta janë njerëz të mbyllur. Kanë vështirësi për të shfaqur dhe folur rreth ndjenjave të tyre. Merren shumë me krenarinë dhe anën pragmatiste të jetës. Kanë një intuitë të madhe rreth mediave.
Buzë e vogël
Personat me buzë të tilla janë të ngrohtë, pasionantë. Janë impulsivë dhe fjalëpakë. Janë tipi i njerëzve që të bën ose t’i duash ose t’i urresh kur i njeh për herë të parë.
Buzë të mëdha
Janë njerëz të ekuilibruar, kanë një anë impulsive dhe motive shumë të ekuilibruar. Zakonisht janë karizmatikë, shpesh lindin liderë dhe tentojnë të punojnë në fusha me shumë kontakte personale. Për shembull në shitje ose aktivitete që kërkojnë argumente të forta.
Buzë të tërhequra
Ky është tipi më romantik i personit! Këta njerëz mund të duken mjaft seriozë dhe të turpshëm, por në thelb janë shumë larg këtyre cilësive.
Buzë të ekuilibruara
Këta njerëz kanë një një bonsens dhe mirëkuptim të fortë, etikë dhe drejtësi. Gjithashtu janë të duruar, dëgjues të mirë dhe njerëz konfidencialë, janë njerëz që zakonisht japin këshilla të mira.
/b.d