Nje person mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës, 22 gusht 2018. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares pas një konflikti mes dy personash.
Policia sqaron se “në lagjen “Pavarësia”, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin R.S., 21 vjeç, banues nė fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
a.ç