Konsumimi i qumështit në mëngjes mund të reduktojë nivelet e glukozës në gjak gjatë gjithë ditës, gjë që është favorizuese për personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Sipas një studimi të botuar në Journal of Dairy Science, konsumimi i qumështit në mëngjes mund të shkurtojë gjithashtu rrezikun e kileve të tepërta, duke zvogëluar oreksin në kohën e drekës.
Autori kryesor i studimit Dr Douglas Goff, i Universitetit të Guelph, tha se zbulimet mund të jenë faktor kyç në identifikimin e sëmundjeve që zhvillohen nga një regjimi ushqimor i gabuar.
Në studim, Goff dhe ekipi i tij i studiuesve shqyrtuan efektet e pirjes së qumështit të pasur me proteina në mëngjes së bashku me drithëra të pasur me karbohidrate.
Ata vunë re se si kjo ndikoi në nivelet e glukozës në gjak të pjesëmarrësve, në ndjesinë e tyre te ngopjes dhe në sasinë e ushqimit që konsumonin më vonë gjatë ditës.
Ata gjetën se në sajë të proteinave që gjendeshin natyrshëm në qumësht, hormonet gastrike rriten duke ngadalësuar tretjen dhe ndjesinë e ngopjes.
“Ky studim konfirmon rëndësinë e konsumimit të qumështit në mëngjes për të ngadalësuar tretjen e karbohidrateve dhe për të zvogëluar nivelin e sheqerit në gjak”, tha Goff.
“Dietologët gjithmonë kanë theksuar rëndësinë e një mëngjesi të shëndetshëm dhe ky studim duhet të inkurajojë konsumatorët të përfshijnë edhe qumështin”, shtoi ai.
/b.d