Prej më shumë se një viti e gjysmë Partia Demokratike dhe funksionarët e saj, kanë ndërmarrë një fushate të ethshme kundër Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. Vazhdimi i kësaj fushate që nxin Shqipërinë ka qenë edhe një koment i ish-presidentit Bujar Nishani tek Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka komentuar duke shkruar se edhe Shqipëria ndodhet në të njejtën situatë me Hondurasin…!!
Në statusin e publikuar nga Komisioni i Punëve të Jashtme te SHBA ndër të tjera thuhet se vijojmë të denoncojmë rastet e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Ish-Presidenti në reagimin etij është shprehur:
“Ne do ta vlerësonim shumë si Demokratët dhe Republikanët për rastin e e Shqipërisë, pasi edhe ne e gjejmë vetën në një situatë të ngjashme”, komenton Nishani. /ma.me