Një tjetër samit mes presidentit koreanojugor Mun Jae-in, dhe liderit koreanoverior Kim Jong Un do të ndodhë në Penian në shtator. Lajmi është publikuar nga mediat koreano jugore.
Takimi mes dy liderëve është pjesë e përpjekjeve për të zgjidhur tensionet me Uashingtonin, për sa i përket programit bërthamor të Penianit.
Takimi i fundit u zhvillua në një klimë tensioni dhe shqetësimi në rritje rreth synimeve reale të Penianit për të hequr dorë nga arsenali i tij bërthamor, ashtu si u premtua në takimin historik me presidentin amerikan Trump.
Kreu i fundit i shtetit koreanojugor që ka shkelur në kryeqytetin e Koresë së Veriut ishte presidenti i atëhershëm Roh Mu-hiun në vitin 2007./a.m.