Pak ditë më parë ai përloti botën me foton e fundit me vajzat e tij.
Sportisti i njohur i golfit Jarrod Lyle, dergjej në shtratin e spitalit me serumin në krah ndërkohë dy vajzat e tij i qëndronin pranë.
Më e vogla ishte shtrirë në krevat së bashku me të atin që i dhuronte një prej puthjeve të fundit.
Pas asaj fotoje mjaft prekëse, ka ardhur edhe lajmi i trishtë. Leuçemia e ka mundur Jarrod Lyle.
Dy herë ai e kaloi me sukses sëmundjen, por këtë herë fitoi ajo. Sportisti i njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ai vdiq mbrëmjen e së mërkurës në orët e vona.
Sporti i golfit ka humbur një prej lojtarëve më të mirë./a.m.