Një sasi mallrash kontrabandë është tentuar të kalohet nga Mali i Zi në territorin shqiptar përmes pikës doganore të Hanit të Hotit në Shkodër. Por gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit me inicialet B.B, shërbimet doganore kanë gjetur të fshehura mallra të padeklaruara, të cilat synonte t’i fuste në territorin shqiptar kontrabandë nga Mali I Zi.
“Në automjetin e shtetasit B.B janë sekuestruar mallra të cilat duhet të paguajnë akcizë dhe taksë doganore si, cigare Trokadero 433 paketa, verë e kuqe, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente”, thuhet në njoftimin.
Sakaq, u sekuestruan mallrat kontrabandë, ndërsa në pranga u vu shoferi i mjetit.
a.ç