Carl Bildt, ish kryeministër i Suedisë dhe një kolumnist për “The Washington Post”, ne nje analize botuar ne prestigjiozen amerikane, zbulon qendrimin qe i ka shprehur atij kryeministri Edi Rama lidhur me ceshtjen e kufijve mes Serbise dhe Kosoves.
“Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç, sic me tha mua’ shkruan Bildt për gazetën amerikane.
“Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të ndarjes. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.
Presidenti serb Aleksander Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur per kete ide, siç më tha në bisedë”, shkruan Bildt.
“Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte seriozisht te luaje me zjarrin.
Ka nga ata në Bruksel dhe Uashington që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? Sidomos nëse përfshihet krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike? Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t’i kushtohet nxitjes së stabilitetit, me këto çështje thjsht nxit e krijon tronditje në dekadat e ardhshme”.
ma.me