Massimiliano Allegri ka përsëritur atë që e kishte zbuluar muaj më parë kur emri i tij u lidh me pankinën e Real Madrid që kishte mbetur pa trajner pas largimit të Zinedine Zidane. Trajneri thotë se refuzoi Real pasi i kishte dhënë fjalën drejtuesve të Juventusit:
“Real Madrid është klubi më i madh në Botë por unë i kisha dhënë fjalën time Juventusit dhe Presidentit Agnelli. Gjithsesi fakti që Real më kërkoi më ka mbushur me krenari por motivet që unë e refuzova Reali ishin dy. Respekti maksimal për Juventusin dhe mbajtja e fjalës së dhënë. Me ketë argument refuzova telefonatën e klubit spanjoll”, tha Allegri, trajneri i kampionëve të Italisë.
Edhe pas kësaj Allegri nuk e ndien veten një ikonë apo një njeri simbol të Juventusit si Buffon dhe Del Piero.
“Absolutisht jo, nuk dua të krahasohem me Buffon e Del Piero. Ata janë lojtarë që kanë shkruar historinë e skuadrës ndërsa unë jam këtu prej katër vitesh”, u shpreh tekniku italian.
ma.me