Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi janë kapur me një sasi heroine. Në pranga kanë rënë Arjan Çani, 49 vjeç , banues në Berat dhe Arshim Pilinçi, 27 vjeç banues në fshatin Podgorie, Korçë.
Çani dhe Pilinçi po udhëtonin me automjetet e tyre në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dhe 27 vjeçari po kontrollonte rrugën.
Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë Çanit, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësine e provës materiale 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të persoanve të arrestuar.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.
a.ç