Mbërrin në Durrës trupi i pajetë i Viktor Picakut.
Djaloshi 24 vjeçar u vra pak ditë më parë në Itali
Në Durrës, trupin e pajetë të Picakut e kanë marrë familjarë dhe të afërmit e tij. 24-vjeçari Viktorian Picaku u vra më 2 gusht në sheshin Abazzia në Bari të Italisë. Picaku u ekzektua me 2 plumba një në kokë dhe një në mushkëri.
Picaku ndërroi jetë menjëherë pas të shtënave. Në momentin e sulmit me të ishte edhe vëllai i tij. Dy autorët e dyshuar që vranë të riun shqiptar janë vetëdorëzuar 24 orë pas ngjarjes në polici. Familjarët thanë se shkaku i vrasjes ishte sherri për një vajzë.
a.ç