MILANO- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në stacionin e trenit në Porta Garibaldi në Milano, ku një i ri tentoi të përdhunonte një 25-vjeçare. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut.
Ka qenë policia e Milanos që ka publikuar momentin kur 31-vjeçari nigerian ka ndjekur të renë, dhe më pas ka tentuar që ta përdhunojë atë, ndërsa kjo e fundit ka arritur të shpëtojë prej krahëve të agresorit falë një spraj.
Siç raporton ‘Tgcom’ 25-vjeçarja po kthehej nga puna, ndërsa është përballur me agresionin e emigrantit. Për më tepër shihni videon./a.ç