Në kuadër të forcimit të masave për Sigurinë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin e mjeteve të vogla si burim kryesor i futjes së pesticideve si dhe produktet ushqimore të pa kontrolluara në vend
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar se shtetasi, Petro Kycyku me makinën e tij tip “Seat Ibizza” , me targë “NEB 3653” kishte sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim.
Konkretisht në automjetin e tij u gjetën 10 kg disperss 20kg fungicid origjina greke, 10 kg Plerues organik theocal, 100 kg npk kompleks si dhe 1 litër plehrues gjethor Boroplus, me etiketë në gjuhën greke. Këto impute bujqësore janë të paregjistruara në listën e preparateve dhe e mbrojtjes së bimëve, miratuara nga MBZHR
Në këtë kuadër, inspektorët e Aku-së në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë bllokuar edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë – produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë, apo fiskal.
Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, Argiropulos Thoma me automjetin e tij tip “BMË” me targë “KAH-9194” tentoi të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i të dy ngarkesave duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të produkteve të lart përmendura.
Gjithashtu AKU do intensifikojë kontrollet për të mbrojtur e garantuar sigurinë ushqimore edhe ndaj produkteve që futen kontrabandë me automjete private në sasi të dukshme për tregtim.