Kryeministri Edi Rama duket se e ka larguar vëmendjen nga Facebook-u, për t’u fokusuar më shumë tek Instagram-i, rrjeti social më i përdorur nga të rinjtë në të gjithë botën. Së fundmi, kryeministri ndan çdo ditë sekuenca nga jeta e tij për t’i hedhur në Insta Story.
Pasditen e djeshme, Rama ka postuar një video ku shfaqet duke hyrë në zyrën e tij në Kryeministri. Rama ka treguar dje një detaj që nuk e kishim parë më herët. Kryeministri ka zgjedhur të vendosë në karrigen e tij fanellën e kapitenit historik të kombëtares, Lorik Cana.
Rama ka zgjedhur të “mbështetet” tek Cana, duke zbuluar kështu edhe një tjetër pikë të dobët. Në zyrën e Ramës bie në sy rrëmuja e tavolinës dhe dokumentet e çrregullta. /ma.me