Zjarri apokaliptik në Greqi ka lënë pas një panoramë dramatike. Mediat vendase kanë publikuar për herë të parë disa pamje rrëqethëse me njerëz që vrapojnë të tmerruar me fëmijë në krahë drejt detit për t’i shpëtuar flakëve, disa duke mundur ta fitojnë luftën me vdekjen, e disa duke e humbur atë.
Elia Kallia ka filmuar dhjetëra persona në det dhe mbajnë në krah fëmijët e tyre, të tjerë edhe kafshë e sende personale për t’i shpëtuar zjarrit masiv që kishte përfshirë kodrat me pyje pranë bregdetit. “Ne përjetuam ferrin dhe vdekjen. Ju lutem ripublikoni fotot për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë të tyret. Komentet nuk janë të nevojshme”, shkruan ajo në Facebook.
Zjarret tragjike në Greqi shkaktuan vdekjen e 88 personave mes të cilëve edhe dy shqiptarë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe ndodhen në spital. Pas zjarrit vdekjeprurës kërkimet për personat e zhdukur vazhdojnë në tokë e në det. Ku e vetmja mënyrë e identifikimit të trupave të shkrumbuar është përmes AND-së.
Shefi Ekzekutiv i Shpëtimit Giannis Makris shprehet se situata është shqetësuese për të gjithë dhe se është e pamundur të përshkruhet ajo që shihet, por sipas tij kërkimet nuk do të përfundojnë derisa çdo ndërtesë të jetë kontrolluar tërësisht. Pas zjarrit vdekjeprurës, Prefektura e Atikës është prekur nga stuhi të forta ku si rrjedhojë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike c’ka vështirëson edhe kërkimet për të zhdukurit nga zjarri. Per shkak të stuhisë dhe të përmbytjeve në këtë zonë janë mbyllur edhe stacionet e metrosë.
ma.me