Pas largimit të Cristiano Ronaldos, në skenë për Realin e Madridit dolën emra si Neymar, Mbappe e Eden Hazard dhe u la në harresë një dëshirë e hershme e Perez. Por tashmë, të paktën sipas spanjolles “Marca”, drejtuesit madrilen kanë hedhur sytë sërish nga sulmuesi polak i Bayern Munchen.
Në të kaluarën, polaku kishte shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar te Bayern, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë nëse do të bëhet i mundur një transferim i tillë, i cili do të rriste ndjeshëm fuqinë e sulmit të Realit pas largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit.
ma.me