Një avion turistik është përplasur në alpet e Zvicrës dhe për pasojë katër persona kanë ndërruar jetë. Avioni është rrëzuar nga thuajse 3.300 metra lartësi në cantonin e Vallese-s dhe brenda saj thuhet se ndodhej piloti dhe tre pasagjerë. I nisur nga aeroporti i Sion-it, avioni po kryente fluturim turistik dhe do rikthehej sërish në vendin nga ku u nis.
Alarmi është ndezur në orën 17.00 të së premtes nga dispozitivi elektronik i mjetit fluturues dhe është dërguar në centralin ajror të Zvicrës në Zyrih, nga ku u vendos në lëvizje ndërhyrja e shpejtë alpine “Air Zermatt”. Me të mbërritur në vendin e aksidentit, operatorët kanë konstatuar vdekjen e katër personave.
ma.me