Plotë 2400 notues, sfiduan njeri tjetrin për Bosphorus Cross Continental Swim, përmes ngushticës së Bosforit në Turqi, e cila ndan Europën nga kontinenti aziatik.
Kjo ngjarje zhvillohet një herë në vit gjatë muajit korrik, dhe kësaj radhe u mbajt këtë të diel.
Pika e nisjes ishte pranë Kanlica, në bregun aziatik dhe ajo e mbërritjes në Cemil Topuzlu Park, në lagjen Kuruçesme, të Stambollit.
Ky event u organizua nga Turkish Olympic Committee, dhe u mbajt për të 23-ën herë që nga viti 1989.
Pjesëmarrësit në këtë garë, përshkruan rreth 6.5 kilometër me not, ndërsa fitorja për meshkujt shkoi për qipriotin Dogukan Ulac, me 46 minuta dhe 58 sekonda.
Nga ana e femrave, vendi i parë u fitua nga turkja Hilal Zeynep Sarac me 50 minuta dhe 30 sekonda.