Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Viktimë ka mbetur 88-vjeçari me inicialet H.J.
Raportohet se viktima emri i të cilit nuk bëhet ende me dije po tentonte të kalonte rrugën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin me inicialet S.m., 69-vjeç, ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.