Disa persona janë plagosur, por nuk raportohen viktima, pasi një person ka sulmuar pasagjerët e një autobusi në veri të Gjermanisë, njoftoi policia lokale, e cila arrestoi personin e dyshuar.
‘’Në autobusin e linjës Lübeck-Kücknitz është shënuar një incident. Disa persona janë plagosur, por për fat të mirë nuk ka të vdekur.
Agresori është neutralizuar dhe ndodhet në paraburgim’’, deklaroi policia në Twitter, pa dhënë detaje rreth motiveve që shtynë agresorin drejt krimit, identitetin e tij si dhe në lidhje me bilancin e ngjarjes.
/b.d