Banakierja e një lokali në Piaçenca të Italisë ka kaluar disa orë tmerri.
Kur po bëhej gati të mbyllte lokalin, aty vjen një klient misterioz i cili pasi konsumoi diçka, e sulmon seksualisht banakieren me origjinë kineze.
Ai e lidh dhe e përdhunon gjatë gjithë natës. Ulërimat e vajzës sollën reagimin e fqinjëve të cilët njoftuan policinë.
Kur mbërritën në vendngjarje, ata e gjetën vajzën të lidhur dhe në gjendje shoku.
Nuk jepen informacione për identitetin e viktimës dhe agresorin.
Policia ka konfirmuar vërtetësinë e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./a.m.