Rikthehet sërish në qendër të vëmendjes historia e vetëvrasjes së 31-vjeçares Tiziana Cantone, ngjarje e cila tronditi Italinë dy vite më parë.
Ish-i fejuari i saj Sergio Di Palo është marrë si i pandehur pasi është ai personi që e ka shtyrë drejt vetëvrasjes me veprimet e tij.
Ai ka shpërndarë online video me përmbajtje të forta seksuale ku protagonist ishte partnerja e tij. Pas përhapjes së materialeve, Tiziana kaloi një periudhë depresioni dhe u vetëvra në 13 Shtator të vitit 2016.
Sot, dy vite pas ngjarjes hetimet i kanë dhënë të drejtë nënës së viktimës e cila aso kohe akuzonte ish-partnerin e vajzës.
Ajo deklaroi atëherë se Tiziana i kishte thënë që i fejuari “pëlqente të ndihej i tradhtuar”, pra donte të shikonte bashkëshorten teksa kryente marrëdhënie seksuale me të tjerë.
Tiziana ishte detyruar nga i fejuari të bënte veprime që atë e shqetësonin. Ai e kishte filmuar në shumë akte seksuale.
Por, kërkesat e të fejuarit nuk ndaleshin dhe ai madje i kishte kërkuar të bënte seks në grup. Pasi materialet filmike u publikuan, Tiziana nuk e përballoi dot stresin dhe u vetëvra.