Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar apelimin e vendimit të KPK për Bashkim Dedjan, i cili u konfirmua në detyrë pas procesit të Vettingut.
Ai u konfirmua edhe pse gjatë verifikimit u konstatuan disa mospërputhje me pasurinë.
Pasi depozitoi disa të dhëna shtesë, KPK konfirmoi në detyrë Bashkim Dedjan.
Por, duket se me këtë vendim nuk ka qenë dakord Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që ka kërkuar apelimin e çështjes.
Sipas të gjitha gjasave, fati përfundimtar i Dedjas do të përcaktohet nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018./a.m.