Të drejtosh një shtet nuk është aspak e thjeshtë. Zotësia dhe inteligjenca është ajo që e bën një lider të fuqishëm, por ndonjëherë ka edhe bonuse. Kolinda Kitaroviç, ishte shëmbulli i këtij kombinimi dhe njohjen e saj në mbarë botën, e mundësoi më së miri botërori. Por si Kolinda, ka dhe lidere të tjera femra të cilat për një arsye apo tjetrën nuk janë aq popullore. Në këtë artikull ne kemi përzgjedhur 5 femra në krye të shteteve që përveç aftësive drejtuese, duhen komplimentuar edhe për pamjen e jashtme.
Kersti Kaljulaid – Ajo është Presidentia e Estonisë. Që në moshën 46 vjeçare ajo ka marrë përsipër drejtimin e vendit, të saj dhe sot ka dy vite që është në krye të shtetit. Kersti ndoshta nuk është loji i femrës që ka një bukuri dominuese, por ajo është mjaft sharmante dhe ka tipare të cilat të mbesin në mendje.
Jacinda Ardern – Ajo është në krye të Zelandës së Re. Është vetëm 37 vjeç, dhe në pamje të parë duket si një prej atyre divave të televizionit. Përveç faktit që është femër e bukur, ajo mund të konkurojë edhe liderët meshkuj që kanë marrë drejtimet e shteteve në moshë të re.
Katrín Jakobsdóttir – Është vetëm 42 vjeç, dhe që prej një viti është në krye të Islandës. Me një buzëqeshje të ëmbël, fytyrë të imët që e tregon edhe shumë më të re se sa është, ajo ka arritur ti bëjë për vete të gjithë islandezët. Ndoshta nëse Islanda do të dhuronte një performancë të mirë në Botëror, ndoshta Kolinda do të kishte një konkurente të fortë në radhët e stadiumit.
Mercedes Aráoz – Ajo është kryeministria e Perusë. Një femër tipike latine, e cila është e pamundur të mos komentohet për pamjen e saj të jashtme. Është 56 vjeç, dhe dhe është një ndër të paktat femra në botë që drejton një shtet./OPINION/
ma.me