Media belge ‘’La Dernier Heure’’, ka bërë një shkrim për të shumëkërkuarin shqiptar, Safet Rustemi.
Ky i fundit është dënuar me 9 vite burg në këtë shtet.
“Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut.
Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës.
Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut.
Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri.
Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë”, shkruan ‘’La Dernier Heure’’, sipas së cilës, Velipoja kontrollohet nga 5 familje kriminale.
“5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën”, shkruan media belge.
Sipas saj, Safet Rustemi zotëron një nga plazhet më të frekuentuara të Velipojës.
“Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë.
Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën.
Policia federale e kërkon Safet Rustemin si një nga kriminelët më të kërkuar nga Belgjika.
Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi.
Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti.
Burhan Berçana dhe shoqja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba.
Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze.
Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre.
Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë. Kontaktuam ta vinim në dijeni se klienti i tij është në Shkodër.
Avokati i Safet Rustemit nuk ka pranuar të reagojë”, thuhet më tej në shkrim.
Pak ditë më parë media belge hidhte dyshime të forta se Rustemi është i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë, e megjithatë ai sot vijon të jetojë i pashqetësuar në Shkodrër.(TemA)
a.ç