Nis seanca degjimore per Nertina Kosoven, gjyqtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili drejtohet në këtë proces nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici.
Gjyqtarja eshte e pranishme ne seance pa avokat. Sipas relatorit Olsi Komici, ILDKPKI ka sjelle raport pozitiv per gjyqtaren. Po keshtu KPK ka kryer hetim per pasurite: apartament banimi ne “Don Bosko” blere per 6 mln leke, me kredi 5 mln leke dhe shumen 1 mln leke kursime.
Komici: Subjektit i eshte kerkuar te provoje burimet per kursimet 1 mln leke. Ajo ka shpjeguar se jetonte me prinderit dhe e ka blere me kursime te perbashketa. Sipas retalorit, subjekti ka patur burime te mjaftueshme per kursimet.
Gjyqtarja ka depozite bankare 1 mln leke; limit overdraft 75 mije leke. Ne kete llogari kane kaluar pagat dhe shperblimet. Sipas relatorit, subjekti ka qene i sakte me deklarimet e saj per likuditetet.
Sipas DSIK, Kosova eshte e pershtatshme per detyren.
***
Kosova është emëruar si anëtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në korrik 2014. Më parë, ajo ka punuar si gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda si dhe një kohë të shkurtër në Gjykatën e Elbasanit.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Nertina Kosova nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Nertina Kosova nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në fund të vitit 2017, pasuria e zonjës Kosova kap vlerën e 8.1 milionë lekëve.
Pasuria e saj përbëhet nga një apartament banimi në Tiranë, e blerë pjesërisht me kredi në vlerën e 6 milionë lekëve, likuiditete në bankë në vlerën e 1.7 milionë lekëve si dhe kursime në cash në vlerën e rreth 3.9 milionë lekëve.
Të ardhurat e gjyqtares Nertina Kosova përbëhen kryesisht nga paga dhe shpërblimet për shkak të funksionit, të cilat zënë rreth 91 për qind të totalit që kap vlerën e 19.8 milionë lekëve për të gjitha vitet e deklarimit. Të ardhurat e familjarëve përbëjnë 5 për qind, ato nga shitja e pasurisë së paluajtshme 0.9 për qind si dhe të ardhurat e fituara si eksperte dhe nga interesat bankare zënë së bashku 2.5 për qind.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat vetëm njëra rezultoi me probleme.
Në deklaratën e vitit 2006, Znj. Kosova ka deklaruar blerjen e një apartamenti me vlerë 6 milionë lekë dhe me burim një kredi bankare në vlerën e 5 milionë lekëve. Analiza e kryer nga BIRN tregon se gjyqtarja ka pasur mungesë të ardhurash për blerjen e kësaj pasurie në vlerën e 613 594 lekëve.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017