Nga Ilirjan Blloshmi
Ka plasur nje gjullurdi ne FB, se pse Ndriçim Xhepa eshte bere administrator ne nje pallat.
Te drejte kane ata Ndricim, e di pse?
Sepse ata qe pellasin nuk kane punuar asnjehere ne jeten e tyre.
Gjithmone jane lepire pas ndonje deputeti e kane bere lekë.
Ndriçim, mos u bej administrator pallati, por rrit hashash.
Mos u bej u bej administrator pallati, por merru me prostitutcion.
Mos u bej administrator pallati, por behu si Ervin Salijani, Klevisi Balliu, Mul Noka. Se ben para, me beso.
Sa pa lidhje je o Ndriçim (me fal se po te drejtohem ne emer, pavarësisht se familja ime dhe e jotja kane nje histori njohje qe ne kohen e Zogut).
Si more burrë keshtu?
Po ca paske qene, more gjeç belane, si shkon e behesh administrator pallati?
Nuk ben burri keshtu.
Ne Shqiperine tone i dashur Ndriçim nuk duhet te besh pune te ndershme, sepse quhet turp.
Ne Shqiperine tone Ndriçim, po kerkove leket per pastrimin e ashnesorit quhet turp.
Po lepive bythen e ndonje deputeti quhesh intelektual.
Ne Shqiperine tone Ndriçim, nese ju thua se leket per pastrimin e shkalleve te pallatit do mi jepni mua, je nje idiot, nese leviz me BMW, apo me kobure, quhesh i forte dhe gjithe femijet duan te behen si ai i forti i lagjes.
Nese merresh me prostitucion, vjedhje, mashtrime, vrasje, nese genjen, mashtron, kercenon, atëhere je nje njeri normal ne shoqerine tone.
Por nese ben nje pune te ndershme, kurresi nuk mund te jesh nje njeri moral ne kete Shqiperine tone.
Ne kete Shqiperine tone ku mbizotëron perdhunimi, incesti, vjedhja, mashtrimi, vrasja, nuk mund te jesh nje njeri qe punon ndershmerisht.
Ne kete Shqiperine tone ku paracetamoli kushton sa kokaina, ku kemi rruge si shtegje dhishe, ku Guguja, ORT, Noizi, Stresi, Bleona quhen intelektuale.
Kjo Shqiperia jone e çmendur Ndriçim nuk i vlerëson njerzit e ndershem, nuk i do administratoret e pallatit, nuk i do ata qe djersijnë me ndershmeri, nuk i do ata qe rrine tek “Ushtari i panjohur” me lopate ne dore.
Kjo Shqiperia jone do hajdutet e maskarenjtë.
Prandaj Ndriçim mos u bej administrator pallati, por merru me droge.